Linda Rei, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 4, ka bërë deklarata të forta pas largimit të saj nga shtëpia e spektaklit, vetëm pak ditë pas nisjes. Arsyeja kryesore, sipas saj, ishte shëndeti i dobët, që e bëri të ndjehej e pasigurt për qëndrimin brenda formatit.
Në një intervistë, Linda hodhi akuza të shumta ndaj produksionit, duke përfshirë edhe producentes Olsa Muhameti. Ajo tregoi se për një natë kishte dalë nga shtëpia, kishte qëndruar në zyrë, kishte folur me persona të tjerë, dhe më pas ishte rikthyer brenda shtëpisë.
“Përpara se të hënën të dilja nga aty, unë të mërkurën më duket kam dalë nga shtëpia e Big Brotherit, jam futur në zyrë, kam fjetur atje, kam folur me njerëz dhe sërish kanë bërë çmos që të më mbushnin mendjen dhe jam rikthyer brenda në shtëpi,” u shpreh ajo.
Linda theksoi se kjo përbën një shkelje të rregullave, duke shtuar:
“E para, shkelje e rregullave kam parë njerëz, zyra, kam dalë nga shtëpia. Doja të ikja, më kanë mbajtur peng dhe prapë më mashtruan. Dëshira që kisha për të qëndruar aty, i kam besuar. Por në momentin kur më ikte goja shtrembër, sytë e kuq, më merrnin këmbët dhe asnjë njeri nuk u përkujdes. Aty nuk ka mjek. Me të vërtetë kanë qenë shumë neglizhentë ndaj kësaj gjëje.”
Deklaratat e Lindës kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku ka nisur të debatojë mbi trajtimin e banorëve dhe menaxhimin e situatave të shëndetit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
