Dogana në Kosovë ka bërë një kontroll të detajuar të një ngarkese me mallra komerciale, ku janë zbuluar 2 mijë e 70 palë syze dielli me marka tregtare si “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.





