Një tjetër emër i njohur i skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike pritet të performojë në kryeqytet.
DJ i njohur Notre Dame do të “elektrizojë” Prishtina më 10 prill, me një performancë të shumëpritur në Gate Club.
Klubi më i madh në kryeqytet vazhdon të sjellë emra të rëndësishëm nga bota e muzikës elektronike, ndërsa kësaj radhe për herë të parë në Prishtinë do të zbarkojë Notre Dame, i cili njihet për performancat e tij në kryeqytete të ndryshme evropiane.
Artisti pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese, duke ndërthurur në mënyrë unike ritmet “melodic house” dhe “techno”.
Muzika e tij shpesh përshkruhet si një eksperiencë që krijon ndjesinë e një udhëtimi muzikor, jo vetëm një natë kërcimi, duke e bërë këtë event një nga më të veçantët e muajit.
