DJ i njohur DJ Gimbo ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra, vetëm pak ditë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, ku ndau më shumë detaje rreth lidhjes së tij me Selin Bollati.
Në një rrëfim të sinqertë, ai zbuloi se pëlqimi për Selinën kishte nisur që para hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gimbo nuk kurseu fjalët e bukura për partneren e tij, duke e përshkruar si një vajzë me “sy të bukur dhe flokë të bardha”, ndërsa theksoi se ajo ka një karakter të fortë dhe një prezencë që e bën të veçantë.
Pas daljes nga shtëpia, mungesa e Selinës duket se e ka prekur jo pak DJ-n e njohur, i cili e përshkroi veten si “peshku pa ujë”.
Një moment interesant gjatë intervistës ishte edhe kërkesa e Selinës, e cila i kishte kërkuar Gimbos të publikonte një foto me unazë në Instagram.
DJ gjithashtu zbuloi se tashmë ka takuar familjen e Selinës, një hap që tregon se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
