DJ Gimbo përball me lajm të papritur për reperin Gjesti: ‘Do kishim hyrë bashkë’

DJ Gimbo, menjëherë pasi mbërriti në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, u përball me një lajm të papritur lidhur me mikun e tij, reperin Gjesti.

Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbën për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin.

Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.


- Advertisement -

Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.

Lajmi e befasoi DJ Gimbën, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi. ‘Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë’, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.

Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet.

DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *