Ish-banori i Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, ka folur hapur për situatën e mikut të tij, Gjesti, gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra.
I pyetur për arrestimin e fundit të Gjestit, Gimbo u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe se gjithçka tashmë është në duart e drejtësisë. ‘Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë.
Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur… tani është në proces gjyqësor dhe ligji vendos,’ u shpreh ai.
Sipas tij, pavarësisht situatës, artisti është në gjendje të mirë emocionale dhe ka mbështetje të fortë nga familja. ‘Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë,’ shtoi Gimbo, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Në të njëjtën intervistë, DJ i njohur u ndal edhe te eksperienca e tij brenda shtëpisë së BBVA, ku u pyet nëse është ndjerë i favorizuar për shkak të shoqërisë me Gjestin.
Ai e pranoi se prania e mikut të tij ka pasur ndikim në sigurinë e tij gjatë lojës. ‘Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt, ka qenë një influencë shumë e madhe,’ tha ai, duke falënderuar njëkohësisht publikun për mbështetjen.
