Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë: Homazhe dhe Konferencë për Drejtësi dhe Solidaritet

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një ditë e dedikuar për të kujtuar vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar këtë formë të rëndë dhune gjatë konfliktit.

Kjo ditë ka për qëllim të njohë padrejtësinë e përjetuar nga të mbijetuarit, të adresojë pasojat e thella psikologjike dhe sociale, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e drejtësisë dhe luftën kundër stigmës që ata vazhdojnë të përballen.

Ushtruesja e detyrës së presidentes e Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe te Memoriali “Heroinat”, ndërsa QKRMT organizon Konferencën Rajonale me temën “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”.


- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës organizon një seancë solemne me moton “Ma kthe dritën” në orën 17:00. 14 prilli është shpallur zyrtarisht si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, me synimin e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe nxitjes së solidaritetit me të mbijetuarit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *