Dinamika e tensioneve mes banorëve: Ndryshimet e papritura në sjellje shkaktojnë konfuzion

Duket se dinamika mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur.

Limi, i cili deri pak kohë më parë shihej shumë afër Dolces, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë pranë Albës, duke krijuar konfuzion dhe tension në shtëpi.

Ky ndryshim i shpejtë nuk është pritur mirë nga Dolce, e cila është shprehur e zhgënjyer dhe e irrituar nga sjellja e tij.


- Advertisement -

Sipas saj, Limi ka ndryshuar qëndrim brenda vetëm pak orësh, duke i kthyer fjalët dhe duke mos qenë i qartë në veprimet e tij. ‘Gënjeshtarët nuk i kam qejf, as në shoqëri, as në shtëpi, as të dashur.

Ndryshoi muhabeti nga sot në mëngjes.

Unë nuk jam për këtë gjë, zgjidh dikë tjetër.

Ndryshoi për 3–4 orë, me mua nuk bën këso lojërash,’ u shpreh ajo.

- Advertisement -