Detarët malazezë, që ndodhen në anijen e sekuestruar nga Irani në Ngushticën e Hormuzit, janë në gjendje të mirë, tha ministri i Detarisë i Malit të Zi, Filip Radulloviq.
Ata gjenden në anijen MSC Francesca, e cila lundron nën flamurin e Panamasë.
Radulloviq për Radio Televizionin e Malit të Zi tha se të gjithë në bord janë mirë dhe në gjendje stabile.
Familjarëve u është premtuar se shteti do të bëjë gjithçka për t’i kthyer ata në shtëpi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Panamasë ka akuzuar Iranin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Irani ka praktikisht bllokuar Ngushticën e Hormuzit pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj tij më 28 shkurt.
Për më shumë, lexoni në blog.
