Detajet e Reja për Vrasjen në Gjakovë: Pista e Prishjes së Pazareve dhe Përfshirja e Një Gruaje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen tragjike që ndodhi mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku mbeti i vrarë 38-vjeçari Rasim Binakaj.

Për zhvillimet e fundit ka folur gazetari Faton Mehmeti në emisionin ‘Kosova Today’, duke bërë të ditur se hetimet e Policisë së Kosovës janë përqendruar në dy pista kryesore.

Sipas tij, pista e parë lidhet me prishje pazari në aktivitete të dyshuara kriminale, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me mundësinë e përfshirjes së një gruaje në konflikt. ‘Sipas informacioneve, ky ka qenë lokal i bizneseve ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.


- Advertisement -

Nuk dua të supozoj, por kryesisht flitet për çështje që lidhen me drogë dhe armë.

Këto janë informacione që mbeten për t’u konfirmuar.

Ideja dhe pista kryesore është prishja e pazareve, ndërsa një pistë tjetër që po e heton Policia është nëse në mes mund të jetë e përfshirë edhe një grua’, tha Mehmeti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *