Detajet e fundit për rastin e gjetjes së një personi të vdekur në fshatin Llaushë të Skenderajt

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se viktima është një burrë 39-vjeçar.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.


- Advertisement -

Rasti është nën hetim për vdekje dhe prokurori ka marrë veprimet e duhura.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së personit.

Njoftimi për rastin erdhi pasi familjarët e gjetën personin të vdekur.

Klankosova.tv ka raportuar fillimisht për ngjarjen.

Në të njëjtën kohë, në Skenderaj ndodhi edhe një zjarr ku humbi jetën një person.

Detajet për këtë rast janë ende në hetim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *