Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.
Pas përfundimit të negociatave gjatë fundjavës pa një marrëveshje dhe paralajmërimit të presidentit Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane, çmimi i naftës ka kapërcyer sërish nivelin prej 100 dollarësh për fuçi.
Sipas mediave të huaja, nafta Brent, që shërben si referencë globale, ka shënuar rritje prej 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi.
Kjo luhatje në tregje lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet se dështimi i negociatave mund të thellojë krizën globale të energjisë.
Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë ndjeshëm nën pragun e 100 dollarëve, pasi Uashingtoni dhe Teherani kishin arritur një armëpushim të përkohshëm dyjavor.
Ngushticës së Hormuzit, rruga tregtare më e rëndësishme detare, iu hap udhëzoi të kalonin anijet përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të energjisë.
Irani paralajmëroi se mund të sulmojë anijet që e përdorin atë, në përgjigje të veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.
Qarkullimi në këtë zonë ka qenë kryesisht i kufizuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, por disa shtete kanë arritur të negociojnë kalim të sigurt për anijet e tyre.
Ndërprerjet në këtë korridor strategjik kanë shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
