Anëtarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen që u mbajt sot.
Musliu u tha atyre se pushteti është i përkohshëm, ndërsa rotacioni politik gjithmonë është i mundshëm. ‘Vetëm një gjë mos harroni: se pushteti është i përkohshëm, rotacioni politik është gjithmonë i mundshëm.
Dhe ne këtu, në këtë vend, në këtë komision, jemi për me ruajtur integritetin e Kuvendit, jo për me e poshtëruar edhe me e nënshtruar Kuvendin në këtë aspekt.
Dhe, më falni pak ju lutem… avash, avash… merrni frymë edhe falni, mos u bëni…Dhe këtu ne duhet me ruajtur integritetin e Kuvendit.
Sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet.
Ku me di… ndoshta po.
Prandaj, sepse kështu e kemi logjikën, jo me mendu që jeni me shprehjen e komunizmit edhe me u mbajtë të njëjtë.
Ju jeni sot, ne mund të jemi nesër, ose me thënë më troç, ne kemi qenë dje.
Prandaj, këtu është Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet me pasë parasysh çfarë përfaqësoni’, tha Musliu.
Por, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci i VV-së e kundërshtoi Musliun duke i thënë se nuk iu mohua asnjëherë e drejta për të folur.
