Deputetja e LDK-së shpjegon arsyen përse nuk morën pjesë në votimin e ligjit për çmimin tavan

Janina Ymeri, deputetja e LDK-së, ka argumentuar se partia nuk mori pjesë në votimin e ligjit për çmimin tavan për shkak se nuk dëshiron të ndërhyjë në tregun e lirë me metoda të pakuptueshme.

Ajo gjithashtu ka kritikuar mënyrën sesi disa gjëra caktohen në Kuvend përmes mesazheve në telefon. “Ne nuk jemi vend enverist, me i pas çmimet ose ndërhyrjet në tregun e lirë, me anë të një partie, ministria gjithashtu e ka edhe sekretariatin, metodologjinë, zbatimin monitorimin e ligjit, ku nuk është cek saktësisht në ligj, për më tepër, bordi kinse i pavarur nuk e ka caktu as marzhën me të cilët ka me i caktu edhe çmimet,” ka thënë Ymeri.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *