Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po thekson rëndësinë e një marrëveshje për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Mustafa ka potencuar se është momenti i duhur për të vazhduar përpara dhe se bashkëpunimi midis VV dhe PDK-së është i mundur. ‘Koha për të vazhduar përpara është TANI!
PDK është forca e nevojshme në koalicion për mirëqeverisje dhe normalizim të shtetit tonë.
Ne duhet të mbrojmë shtetin, të luftojmë korrupsionin dhe të ndërtojmë një të ardhme të suksesshme bazuar në punë, përgjegjësi dhe rezultate të dukshme!
VV – PDK mund të bashkëpunojnë!’, ka shkruar ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





