Deputeti i PD-së, Artan Behrami, akuzon Kurtin për përdorimin e bashkëpunëtorëve për qëllime politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i përdor bashkëpunëtorët e tij për të promovuar, siç tha ai, një frymë politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Behrami deklaroi se përpjekjet e Kurtit për të shtyrë përpara doktrinën e tij politike, që sipas tij është anti-UÇK, përfshijnë edhe figura që kanë qenë pjesë e luftës. “Kemi parë që z.

Kurti, për t’i përdorur politikisht, nuk ka kursyer as familje më të mëdha se ajo e Bogujevcit e Hotit”, tha Behrami.


- Advertisement -

Ai shtoi se, sipas tij, Kurti ka keqpërdorë edhe familje të tjera të njohura, duke përmendur rastin e familjes Adem Jashari, në kontekst të diskutimeve për çështjen e presidentit. “Me përpjekjet e fundit për president, ai e ka futur emrin e kësaj familjeje të shenjtë në kombinime të pasigurta.

Nuk ka kursyer asnjëherë asnjë familje”, tha Behrami.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *