Deputeti Bylbyl Sokoli: Kosova me shans të madh për kualifikim në Botëror

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, njëherësh njohës i mirë i sportit, ka folur për përballjen historike që sot Kosova e ka në kudër të kualifikimit në Botëror.

Në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, Sokoli tha se Kombëtaren e Turqisë po e sheh shumë të frikësuar. “Po i shoh të mobilizuar, megjithatë jam shumë optimist në fitoren e Kombëtares sonë”, tha Sokoli për Klan Kosovën.

Ai shtoi se Kosova do të fitojë 2:0 ndaj Turqisë. “Sot turqit duhet t’i konsiderojmë si rival, jo si miq, si vëllezër, vetëm si rival në fushë.


- Advertisement -

Pas fushës mund të jemi çdo gjë”, tha ai pos tjerash.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *