Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka shprehur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë mbrojtëse të vendit.
Ai në seancën e jashtëzakonshme rreth rritjes së çmimeve të naftës, theksoi se përkundër se kjo çështje shpesh trajtohet si krizë ekonomike dhe sociale, pasojat e saj shkojnë më thellë dhe prekin drejtpërdrejt sektorin e sigurisë.
Sektori i sigurisë dhe mbrojtjes nuk është një konsumator i zakonshëm, ai është një sistem që mbështetet në lëvizshmërinë, trajnimin e vazhdueshëm dhe reagimin e shpejtë.
Kur çmimi i derivaveteve rritet pa një strategji kompensuese ne prekim tri shtylla kryesore të sigurisë sonë, siç janë gatishmëria operacionale dhe mobiliteti, trajnimi dhe përgatitja profesionale dhe logjistika dhe zingjiri i furnzimit”, shtoi Quni.
