Dënim me burg për kontraktorët kosovarë për mashtrim në Austri

Dy kosovarë janë dënuar me burgim dhe janë gjobitur për mashtrim ndaj shtetit austriak, konkretisht, sigurimeve shoqërore në shumë prej 3.8 milionë eurosh.

Seanca gjyqësore u mbajt në Linz, ku i akuzuari kryesor u dënua me tre vjet e tre muaj burgim dhe duhet të paguajë 500 mijë euro shtetit.

I akuzuari i dytë, një 39-vjeçar, u dënua me 24 muaj burgim dhe duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë.


- Advertisement -

Ata gjithashtu duhet të paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore.

E akuzuara e tretë u lirua nga akuzat për mungesë provash.

Hetimi zbuloi se punëtorët me dokumente të falsifikuara mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore në Austri.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *