Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman dhe me urdhër të KOMFSK, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.
Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se delegacioni i FSK-së është takuar me Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.
Delegacioni ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve.
Delegacioni gjithashtu është takuar me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet.
Delegacioni i FSK-së, në emër të KOMFSK gjeneral Jashari, kan falënderuar Gjenerallejtënant Hoffmann për mbështetjen e vazhdueshme që Bundesëehri gjerman është duke e dhënë për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, si dhe kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve tona mjekësore.
