Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeverinë Rama.
Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministre e Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po ashtu, kreu i shtetit shqiptar dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut, si zëvendëskryeministre; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Rama takohet me Begajn, dorëzon ndryshimet në qeveri.
