Plotësisht i pafajshëm.
Kjo ishte kryefjala e deklaratës përmbyllëse të njeriut që këtë të mërkurë, 18 vjet pasi shpalli Kosovën e pavarur, u desh ta mbrojë veten në gjykatën për të cilën insistoi vet të themelohej.
Hashim Thaçi i hodhi poshtë një e nga një krejt akuzat ndaj tij nga Specialja, derisa e tha qartë edhe një herë se nuk ka pasë kurrë plan ta marrë kontrollin në Kosovë.
Me qëndrim të qartë e ndërgjegje të pastër në foltore doli edhe ai që krejt e njohin si “Luli” i UÇK-së.
Në krejt fjalët që për të i tha Zyra e Prokurorit të Specializuar, Kadri Veseli deklaroi se nuk ka as edhe një provë që ai ka kryer ndonjë krim.
Në këtë gjykatë, vazhdoi me fjalën e fundit, Rexhep Selimi i cili tha se në luftën për liri nuk është pishman për asgjë.
Përkundrazi, ai tha se është gati t’i dalë zot vatanit, nëse diçka e tillë lypet sërish.
Kurse, Jakup Krasniqi në fjalët përmbyllëse në procesin ku po gjykohet bashkë me shokët e luftës tha se liria për të cilën luftuan drejt i kushtoi me hiç më pak se 16 vjet jetë prapa grilave.
