Deklarata e Limit për Dashurinë dhe Reagimi i Albës në BBVK

- Advertisement -

Limi ka bërë një deklaratë në BBVK, pasi i kishte bërë të qartë Albës gjatë prime-it se nuk dëshironte të ishte me të, duke ia thënë troç.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë një dashuri të madhe në jetën e tij. “Ndonjë dashuri të madhe, s’kam pasur gjatë jetës”, tha ai, derisa Alba ishte e pranishme.

Kjo e fundit reagoi qetësisht ndaj deklaratës së tij. “Paske gënjy, ose po gënjen tani”.

- Advertisement -

Limi dhe Alba u ballafaquan drejtpërdrejt në BBVK lidhur me romancën e tyre, për të cilën kishin kontradikta dhe mendime të ndryshme mbi natyrën e lidhjes së tyre.

Kjo situatë e lëndoi haptazi Albën, e cila shprehej se Limi po gënjente për disa detaje nga relacioni i tyre.

- Advertisement -