Deklarata e Kongresistit Amerikan: Ministrja Serbe e Përqafon Gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka thënë se deklarata e ministres serbe, Snezana Paunovic, për “spastrimin etnik të Kosovës”, është një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve.

Torres thotë se deklarata e saj është moralisht e dënueshme, duke i dhënë të drejtë Kosovës për shpalljen e saj “non-grata” dhe duke thënë se Paunovic duhet të japë dorëheqje menjëherë. “Deklarata e Snezhana Paunoviqit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar.

Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti”, ka thënë Ritchie Torres.


- Advertisement -

Lidhur me këtë deklaratë të Paunovic të enjten kanë folur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Washingtoni zyrtar ka bërë të qartë se prioritet është paqja në Ballkan Perëndimor dhe se normalizimi Kosovë-Serbi është i domosdoshëm për një gjë të tillë.

Nga DASH kanë kërkuar që politikanët të kontribuojnë në këtë qëllim të Amerikës përmes gjuhës që përdorin.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *