Largimi i saj ka shkaktuar reagime të forta mes fansave dhe figurave të njohura të industrisë muzikore.
Debati nisi pasi Bannerman pëlqeu një postim ku thuhej se ajo ishte viktimë e “urrejtjes së neveritshme” për shkak të racës së saj.
Ajo është me prejardhje ganeze dhe zvicerano-italiane dhe është e vetmja anëtare me ngjyrë në grupin shumëkombësh, shkruan DailyMail.
Këngëtarja kundërshtoi versionin e shtëpisë diskografike, duke theksuar se ndihet mirë: “Dua ta dëgjoni këtë nga unë, jam shëndoshë e mirë, jam mirë dhe po kujdesem për veten time”.
Ajo shtoi se po i beson pamjes së përgjithshme dhe falënderoi fansat për mbështetjen.
Mbështetje publike për Bannerman kanë shprehur artiste si SZA, Chloe Bailey, Normani, Leigh-Anne Pinnock dhe Melody Thornton, ndërsa fansat kanë hapur debat për racizmin dhe colorism-in në grupet e vajzave.
KATSEYE u formua përmes reality show-t “The Debut: Dream Academy” nga Hybe dhe Geffen Records si një grup global në stilin K-pop.
