Një deklaratë e papritur e Labit ka tronditur banorët e Big Brother VIP Kosova gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë.
Ai, me një ton të vendosur dhe të lartë, komentoi: ‘Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi’.
Komentet e tij nuk kaluan pa u vënë re nga Klodi, i cili e sfidoi menjëherë: ‘Qysh e krahason veten me Luizin?’.
Labi nuk u ndal dhe vazhdoi, duke i thënë vetes me zë të lartë ‘bravo’, ndërsa Klodi i rikujtoi: ‘Ty të duhet 1 milion vite të jetosh, për t’u bërë çereku i Luizit.
Ti as deri te thonjtë e Luizit nuk je’.
Megjithatë, Labi nuk nguroi të theksojë edhe vështirësitë me të cilat Luizi ka përballuar shtëpinë: ‘Kane tentuar edhe atë ta gjuajnë’.
Klodi vazhdon: Luizin edhe e kanë dashur.
Janë munduar ta kundërshtojnë, por edhe e kanë dashur vetë banorët’.
