Debati i Ashpër Në Kuvend për Çmimet e Naftës dhe Sigurimin Shëndetësor

Nga ora 17:00 sot në Kuvend po mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin dhe miratimin e 10 pikave të rendit të ditës.

Nga aty po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ku tregoi për zhvillimet deri më tani. “Për më shumë se dy orë këtu u diskutua për projektligjin për çmimet tavan, dhe debatuan e diskutuan deputetët e pozitës dhe ata të opozitës ku këta të fundit e kundërshtuan këtë projektligj duke thënë se mund t’i dëmtojë bizneset, e sidomos ato të voglat, dhe se Qeveria është parë që nuk ka mundur t’i menaxhojë çmimet e naftës, e njëjtë mund të ndodhë me menaxhimin e çmimeve të produkteve themelore”, tha Hoda në Lajmet Qendrore të Klan Kosovës. “Pavarësisht diskutimeve dhe kundërshtimeve nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ky projektligj u miratua me 63 vota për”, u shpreh gazetarja.

Aktualisht është duke u debatuar në lidhje me Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *