Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke vënë përballë Selin Bollatin dhe Juela Nikollin në një përplasje të fortë verbale.
Gjatë kësaj përplasje, tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, gjersa nuk munguan ironitë dhe kunjat e ndërsjella.
Në kulmin e debatit, Selin iu drejtua Jueles me tone të larta duke i thënë: “Qëndro larg meje.
Të mban erë goja”, çka e agravoi edhe më shumë situatën në shtëpi.
Selin po luan lojën e vetme në atë shtëpi, pas daljes së partnerit të saj, DJ Gimbos.
Ajo tani ka filluar ‘luftën’ me konkurrentët brenda përfshirë edhe të tjerët: Rogertin, Mirin, Brikenën e Mateon.
Ndonëse me këta të fundit ka pasur marrëdhënie të mira që nga fillimi i programit.
