Një debat i ashpër ka ndodhur në ditën e sotme (e hënë) në mes të Juela Nikollit dhe Brikena Selmanit.
Ato tashmë janë kthyer në rivale të njëra-tjetrës, duke përmendur gjërat mes tyre që kanë ndodhur në atë format.
Ka qenë modelja që i ka përmendur këngëtares raportin me Rogert Sterkajn, pas një klipi që doli për ta. ‘Ke shprehur pëlqim për një burrë të martuar’, tha ajo në një moment.
E më pas Juela iu drejtua: ‘Ty sa do të shtohet pëlqimi afër finales për Mateon?’.
Në këtë përplasje u përfshi edhe Rogerti, i cili hodhi dyshime, duke i thënë Brikenës se mos ka pëlqim për të.




