Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania u shoqërua me tensione të forta brenda shtëpisë.
Situata mes banoreve Greta dhe Juela u përshkallëzua në një debat të ashpër, i cili përfundoi me përjashtimin e Gretës nga gara.
Menjëherë pas debatit, Greta u detyrua të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Para se t’i komunikohej vendimi i Vëllait të Madh, dy banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës për të sqaruar situatën dhe për të reaguar ndaj akuzave të bëra gjatë debatit.
Juela: Kam një familje të nderuar në Milano, u babai im është shumë i nderuar.
Nuk e di pse këto dy vajzat kanë futur familjarë në lojë.
Kjo vajzë e dashur, që nuk kam guxim.
Greta: Mesa duket është Juela që i bën vetë këto punët.
Akuzon vajzat e tjera.
Juela: Ki guximin dhe prano se çfarë the.
Pse nuk e the?
Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge.
Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.
Greta: Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë.
Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.
Gjatë diskutimit, edhe disa nga banorët e tjerë të shtëpisë pohuan se e kishin dëgjuar komentin që Greta kishte bërë ndaj Juelës.
