Debatet e forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë vazhduar edhe gjatë Prime-it të fundit, ku në qendër të përplasjes ishin sërish Juela dhe Greta.
Tensionet mes dy banoreve kishin nisur prej disa ditësh, por situata u përshkallëzua gjatë sfidës së fundit, ku në debat u përfshi edhe Selin.
Një koment i bërë nga Juela gjatë lojës u interpretua ndryshe nga banoret e tjera dhe çoi në një përballje të ashpër në Prime, me akuza dhe tone të forta mes tyre.
Juela: Gjatë sfidës, siç u pa në klip, unë bëra thjesht një koment, kujdes nga vrimat.
Kjo vajzë, që mezi pret t’i drejtojë veshët, bashkë me kunatën e vetë, të kapin fjalë dhe t’i keqpërdorin.
E bëjnë veçanërisht me mua.
Nuk e di pse e kanë kaq të nevojshme ta kthejnë lojën në konotacione nga ana e tyre.
Komenti im ka qenë gjithë kohës për lojën.
Të emërojë kjo vajzë babanë tim, një njeri i nderuar në Milano dhe punën time, që e kam fituar me djersë dhe punë… Komentin ia bëra vetëm Gretës.
Nuk kisha asnjë tendencë.
Greta bëri një koment ‘trappano’, në italisht dhe unë i thashë: ‘Kujdes me trapanin dhe vrimat’.
Tani dua që Selin të më shpjegojë kuptimin e fjalës bastarde.
Selin: Më vjen shumë keq të shoh veten time në këtë gjendje, por me shumë sinqeritet i them se fjala bastarde nuk e dija që kishte një konotacion shumë të rëndë.
Po ta kishte, nuk do e kishim dëgjuar në filma vizatimorë.
Greta: Ti nuk je më në shina.
Ke humbur kontrollin.
Ka qenë shumë tendencioze.
Vetëm me mua është marrë Juela.
Greta: Juela boll, je bërë shumë e bezdisshme.
Kjo vajzë i meriton ato fjalë.
Më tha që jashtë do punosh me vrimat.
Nuk kam lindur dje dhe i di shumë mirë disa gjëra. Është hera e tretë që Juela bën gjëra tendencioze.
Nuk ia toleroj absolutisht, jo Juelës, po asnjërit, sepse jam rritur me kulturë nga prindërit e mi.
Nuk e di ku është rritur Juela, por asaj i duken normale këto gjëra.
