Debat me tone të larta mes Ibros dhe Bias: “Nuk jam mësues me të mësu shqip!”

- Advertisement -

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një tjetër debat, këtë herë mes Ibros dhe Bias, pas pakënaqësive të vazhdueshme të Ibros për mënyrën e të folurit të saj.

Ibro është shprehur i irrituar nga fakti që Bia po komunikon pothuajse vetëm italisht, duke thënë se kjo po e vështirëson bashkëbisedimin mes tyre. Ai madje i tha se nuk mund t’ia mësojë shqipen, pasi “nuk është mësues”.

Bia, e cila shpesh reagon me impulsivitet, iu kthye menjëherë:
“Hajde këtu për buzë, apo për çfarë të do zemra, por mos më thuaj cila është puna imë”.

- Advertisement -

Ibro qëndroi në qëndrimin e tij duke i thënë:
“Nëse ti nuk më kupton, është problem i joti”.

Debati vazhdoi të nxehej edhe më shumë kur Bia, e nervozuar, i kërkoi Ibros të largohej duke insistuar që ai po fliste shumë shpejt.
“Ik, më le vetëm, isha duke pastruar. Nuk jam e çmendur, më le vet”, tha ajo me nervozizëm të dukshëm.

Kjo përplasje ka sjellë edhe më shumë tension brenda shtëpisë, duke e thelluar dinamikën e komplikuar mes banorëve, të cilët prej ditësh po kalojnë faza emocionale dhe konflikte të vazhdueshme.

- Advertisement -