Debat i nxehtë në Big Brother: Labinot Haxhiu akuzon Labinot Rexhën për fëmijë me serbe

Një debat i tensionuar ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi për informacionet që vijnë nga jashtë, Haxhiu hodhi akuza të drejtpërdrejta duke pretenduar se Rexha ka një fëmijë me një serbe.

“Përderisa vjen ti dhe i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, kur vetë ke bërë fëmijë me një serbe. Të njëjtat informacione që i ke marrë ti për të tjerët, kanë dalë edhe për ty jashtë. Janë publikuar në media. Edhe fotografitë janë me ty dhe me të”, i tha ai Rexhës para të gjithë banorëve.

Në atë moment reagoi Benita Zena, e cila u shpreh se nuk duhet të hidhen akuza të tilla brenda shtëpisë.


- Advertisement -

“Janë fakte, jo akuza”, shtoi Haxhiu duke mbrojtur fjalët e tij.

Aludimet për lidhjen e supozuar të Labinot Rexhës me një serbe dhe pretendimet për një fëmijë me të kanë qarkulluar javët e fundit, por këto janë mohuar publikisht nga bashkëshortja e këngëtarit. Ngjarja ka nxitur debate dhe reagime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve në rrjetet sociale.

- Advertisement -