Debat i fortë për Bia Khalifa-n në BBVK, Sasa flet pa doreza

- Advertisement -

Bia Khalifa u kthye në qendër të vëmendjes gjatë prime-it të së premtes në Big Brother VIP Kosova, pas disa deklaratave paragjykuese të bëra ndaj saj nga banori Ludo Lee. Këto komente ndezën menjëherë debat të ashpër brenda shtëpisë, duke shkaktuar reagime të shumta nga konkurrentët.

Një pjesë e madhe e banorëve dolën në mbrojtje të Bia-s, ndër ta edhe Sasa Hoda, e cila u shpreh hapur dhe pa filtra. Sipas saj, qëndrimi i disa meshkujve ndaj Bia-s nuk është i sinqertë, por i diktuar nga fakti se ndodhen para kamerave.

“Bia nuk ka ardhur këtu për të përfaqësuar shqiptarët, as si profesoreshë apo intelektuale. Ajo ka ardhur si modele e OnlyFans dhe për të përfaqësuar veten. Nëse do të ishit jashtë këtij formati, asnjëri prej jush nuk do ta refuzonte kurrë. Por jeni para kamerave”, deklaroi Sasa.

- Advertisement -

Ajo shtoi se vetëm Edi ka treguar guxim në sjelljen e tij, duke nënkuptuar se të tjerët po sillen ndryshe për shkak të ekspozimit publik.

Deklarata e Sasa Hodës u prit pozitivisht nga disa banorë dhe hapi një diskutim më të gjerë mbi hipokrizinë, paragjykimin dhe rolin e kamerave në sjelljen e konkurrentëve brenda shtëpisë.

- Advertisement -