Këngëtari shqiptar David Dreshaj duket se ka goditur sërish shijen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor “Brenga”, i cili që në orët e para të publikimit ka marrë reagime entuziaste nga ndjekësit.
Komentet si “Zëri”, “Super song” dhe “Fire” kanë vërshuar në rrjet, ndërsa kënga ka arritur rreth gjysmë milioni klikime brenda një kohe shumë të shkurtër, duke dëshmuar pritjen e fuqishme që ka marrë.
Projekti muzikor është realizuar nga një ekip i njohur producentësh dhe autorësh.
Muzika është punuar nga Donat Prelvukaj, i njohur me emrin artistik Cricket, ndërsa melodia mban firmën e Elinel, Granit Ismajli dhe vetë Cricket, i cili ka realizuar edhe beat-in.
Teksti është shkruar nga i njëjti ekip autorësh dhe është regjistruar e masterizuar në studion Cricket Music.
Edhe ana vizuale e projektit nuk ka mbetur pas.
Videoklipi është realizuar nga Mars Studio nën drejtimin e Endrit Rrahimi, duke sjellë një estetikë të veçantë që përforcon atmosferën emocionale të këngës.
