David Beckham ishte mes mijëra tifozëve që festuan kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, teksa ndoqi nga afër çerekfinalen ndaj Norvegjisë në stadiumin ‘Hard Rock’ në Florida.
Ish-kapiteni i ‘Tre Luanëve’ u shfaq i shoqëruar nga bashkëshortja Victoria Beckham dhe fëmijët e tyre, Romeo, Cruz dhe Harper.
Ndeshja dhuroi emocione të forta, sidomos pas golit të barazimit të Jude Bellingham në fundin e pjesës së pare.
Beckham nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u ngrit menjëherë në këmbë për të festuar, ndërsa Victoria ruajti qetësinë.
Në tribunë festuan edhe Romeo, Cruz dhe Harper, ndërsa e dashura e Cruz, Jackie Apostel, u hodh në krahët e tij pas golit.
Pas fitores 2-1 të Anglisë, familja Beckham shpërtheu në festë.
David u përqafua me Victorian, ndërsa më pas u pa duke kënduar së bashku me djemtë e tij këngën ‘Wonderwall’, që jehonte në stadium mes mijëra tifozëve anglezë.
Një ditë më parë, Beckham kishte ndjekur edhe stërvitjen e kombëtares angleze në ambientet e Inter Miami, klubit ku ai është bashkëpronar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





