Daut Haradinaj uron Rexhep Selimin në 55-vjetorin e lindjes: ‘Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!’

Daut Haradinaj ka postuar në rrjetet sociale për të uruar Rexhep Selimin në 55-vjetorin e lindjes së tij.

Ai kujtoi kohët e vështira të kaluara së bashku në kërkim të lirisë, duke theksuar se lufta për liri do të bëhet sërish në të njëjtën mënyrë, të pastër dhe çlirimtare. ‘Jeta na takoi shumë të ri, në kërkim të lirisë.

Nuk e kishim menduar atëherë që unë njëherë e sot ti, do të gjykoheshim, por edhe sikur ta dinim, do të kishim bërë luftën e njëjtë edhe 100 herë, të pastër, çlirimtare, në mbrojtje të pragut’, shkruan Haradinaj në Facebook.


- Advertisement -

Ai përfundoi mesazhin me fjalët: ‘Të pres në liri miku im, u bëfsh 100!’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *