Në emisionin e sotëm Rubikon, përballë opinionistëve Rrahman Paçarizi e Labinot Balaj, do të jetë Daut Haradinaj.
Me Haradinajn do të flitet për aktualitetin politik të vendit, për AAK-në, për çmimin e naftës e tema tjera me rëndësi.
A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të reja?
Pse AAK-ja nuk është pjesë e diskutimeve për presidentin?
Si propozon kjo parti të ulet çmimi i naftës?
Kush po tenton, sipas Haradinajt, t’i amnistojë krimet serbe në Kosovë?
Dhe kë e akuzon ai për tradhti ndaj shtetit?
Këto dhe të tjera, sonte me Daut Haradinajn, përballë Rrahman Paçarizit dhe Labinot Balajt.





