Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta u martuan të dielën në një ceremoni fantastike në Prishtinë.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij, Anita Muçaj – Haradinaj.
Gjatë një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, ata u pyetën për veshjet që kishin zgjedhur për këtë ditë të veçantë dhe se kush kishte kontribuar në to.
Anita, me një humor të lehtë, tha se Ramushi ka shije në veshje, ashtu siç e ka zgjedhur edhe atë. “Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, Haradinaj theksoi: “Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime.
Anita e ka shijen e mirë”.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





