Dalin pamje të Edit në kohën kur bëhej muzikë: Fansat befasohen nga performancat e dikurshme

- Advertisement -

Disa video të Eduard Kuçit, i njohur si Edi, kanë dalë së fundmi në publik, duke zbuluar një pjesë të së kaluarës së tij muzikore. Para disa vitesh, Eduardi ishte pjesë e një labeli muzikor dhe kishte realizuar disa këngë si reper.

Këngët dhe klipe që dikur ishin fshirë nga YouTube tani janë bërë publike, duke tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët po i shohin për herë të parë performancat e tij të mëparshme. Dalja e këtyre materialeve ka nxitur shumë komente, ku disa ndjekës shprehen të befasuar nga stili i tij i dikurshëm si reper.

Ky rikthim i kthen vëmendjen tek një dimension tjetër i Edit, i cili tashmë është tërhequr nga muzika. Vetë Edi ka treguar se nuk ndihet rehat me këtë periudhë të kaluar, pasi ka vendosur që të fshijë të gjitha materialet e tij muzikore.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka deklaruar së fundmi se ato vite i ka kaluar si i ri dhe se tani nuk e sheh veten më në muzikë, duke theksuar se fokusi i tij ka ndryshuar.

- Advertisement -