Dafina Zeqiri takon Kryeministrin Kurti: Momenti i humorit bën xhiron e rrjeteve sociale

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ishte e pranishme së fundmi për të takuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Një video e publikuar nga momenti i takimit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer menjëherë në virale.

Në video shihet Kryeministri Kurti duke i dhuruar një dhuratë Dafinës, ndërsa ajo i zgjat dorën dhe i thotë me humor: ‘Shumë ma cool qenke live’.

- Advertisement -

Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe komentuesve.

Kurti gjithashtu ishte i pranishëm në natën e parë të koncertit të Dafinës, duke treguar mbështetje për këngëtaren shqiptare në një nga performancat më të pritura të saj.

- Advertisement -