Dafina Zeqiri ka ndarë së fundmi një postim ku shfaqet së bashku me Dua Lipën në një foto të realizuar në vitin 2016.
Fotoja u publikua fillimisht nga një fan-page i Dua Lipës në InstaStory, si pjesë e një trendi të ri që po qarkullon në rrjetet sociale. ‘Meqënëse të gjithë po flasin për vitin 2016, këtu është një foto e Dua Lipës dhe e Dafina Zeqirit’, kanë shkruar faqja në postim.
Të njëjtin postim e ka ndarë edhe Dafina Zeqiri në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke rikthyer vëmendjen te ky moment i veçantë nga e kaluara.
Fotoja tregonte dy artistet e njohura duke pozuar të përqafuara me njëra-tjetrën.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një trend i ri që rikujton vitin 2016, një periudhë konsiderohet tejet interesante dhe e mbushur me trende të shumta të asaj kohe.
Për shumë njerëz, ai vit ka qenë kulmor, ndërsa së fundmi disa po spekulojnë se viti 2026 mund të sjellë të njëjtën frymë si viti 2016.
