Dafina dhe Labi shfaqen të pajtuar në 25-vjetorin e karrierës së moderatorit

- Advertisement -

Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet më të komentuar ishte prezenca e Dafina Zeqirit. Këngëtarja, e cila pak muaj më parë ishte përfshirë në një debat publik me moderatorin, u shfaq e buzëqeshur dhe aktive në atmosferën festive.

Kujtojmë se në prill, Labi kishte deklaruar publikisht zhgënjimin e tij ndaj Dafinës, duke e cilësuar si “mosmirënjohëse” për shkak se nuk ishte ftuar në ditëlindjen e artistes, pavarësisht se, sipas tij, e kishte mbështetur për vite me radhë. Reagimi i Dafinës kishte ardhur përmes postimeve ironike, të cilat u interpretuan si përgjigje ndaj kritikave të Labit.

- Advertisement -

Megjithatë, mbrëmja e kaluar tregoi se tensionet i përketin së shkuarës. Dafina jo vetëm që mori pjesë në event, por gjithashtu i dedikoi urime publike moderatorit: “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim Labinot. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja”. Ky gest u prit si një shenjë pajtimi dhe rikthim i normalitetit mes dy figurave publike.

Festimi i Labit u shndërrua kështu jo vetëm në një natë plot muzikë dhe VIP-a, por edhe në një moment simbolik bashkimi dhe respekti të ndërsjellë.

- Advertisement -