Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez planifikojnë të martohen në ishullin Madeira

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ishullin Madeira, vendlindjen e futbollistit portugez.

Ceremonia pritet të zhvillohet në Katedralen e Funchalit, ndërsa pritja për të ftuarit do të organizohet në hotelin luksoz Savoy Palace.

Asnjëri prej tyre ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht planet për martesë, por zgjedhja e Madeirës konsiderohet simbolike për Ronaldo, i cili u rrit në Funchal dhe ka një hotel aty.


- Advertisement -

Fotografitë e fundit nga pushimet e tyre në Portugali kanë nxitur spekulimet se dasma mund të jetë shumë pranë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -