Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez martohen në një ceremoni private në rezidencën e tyre luksoze

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë funtesh (rreth 34.5 milionë euro), vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët ishin të pranishëm. Çifti u martua më 11 gusht në një ceremoni tepër private, duke i dhënë fund një dekade lidhjeje me një ceremoni intime në rezidencën e futbollistit në Quinta da Marina pranë Lisbonës.

Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll.

Në ceremoni mungonte familja e ngushtë e Ronaldos, por nëna Dolores Aveiro ka mbështetur publikisht martesën e të birit.


- Advertisement -

Ronaldo dhe Georgina kanë vendosur të ruajnë mbiemrat e tyre pas martesës.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -