Courteney Cox dhe muzikanti i grupit ‘Snow Patrol’, Johnny McDaid, kanë vendosur të ndahen pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku, sipas raportimeve të mediave të huaja.
Sipas Daily Mail, çifti u nda në fund të vitit të kaluar në mënyrë miqësore.
Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ndarja nuk ka qenë konfliktuale, por erdhi si rezultat i faktit se ata tashmë po jetonin ‘jetë të ndryshme’.
Një mik i afërt i çiftit ka thënë se Johnny vazhdon të ketë respekt të madh për Courteneyn dhe se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë. ‘Ata patën një lidhje shumë të thellë, janë ende miq të ngushtë dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin’, ka thënë burimi.
Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin ‘Friends’ dhe McDaid u njohën në vitin 2013 gjatë një feste në shtëpinë e Cox. Çifti u fejua në vitin 2014, por një vit më vonë vendosi t’i jepte fund fejesës.
Megjithatë, ata u ribashkuan në vitin 2016, me Courteney që kishte deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë dhe ndryshe pas rikthimit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





