Çmimet e naftës në Kosovë: Nafta 1.86 euro/litër, benzina 1.49 euro/litër

1.86 euro për litër është çmimi maksimal i naftës për ditën e sotme, ndërsa benzina shkon në 1.49 euro për litër, ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI). “Hyn në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimit ditor maksimal të derivateve në Republikën e Kosovës Prishtinë, 05/04/2026 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka miratuar një vendim të ri për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës në tregun vendor, me qëllim rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në formimin e çmimeve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një mekanizmi të ri ditor të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës, i cili hyn në fuqi nga data 05.04.2026.

Ky vendim vjen si rezultat i analizës së vazhdueshme të tregut të derivateve, përmes të dhënave të importit dhe monitorimit të lëvizjeve të çmimeve në tregun ndërkombëtar, si dhe vlerësimeve të institucioneve mbikëqyrëse të tregut”, shkruhet në njoftimin e MINTI-it në Facebook.


- Advertisement -

Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria thotë se do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, i cili do të bazohet në mesataren e importeve të përditësuara të 10 milion litrave për naftën (dizel) dhe 1 milion litrave për karburantet tjera. “Për ditën 05.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon: Nafta (dizel): 1.86 euro/litër; Benzina: 1.49 euro/litër.

Ky vendim synon të sigurojë një qasje më të drejtë dhe të unifikuar në treg, duke shmangur luhatjet e menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve në nivel të shitjes me pakicë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *