1.86 euro për litër është çmimi maksimal i naftës për ditën e sotme, ndërsa benzina shkon në 1.49 euro për litër, ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).
Hyn në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimit ditor maksimal të derivateve në Republikën e Kosovës.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar vendimin për vendosjen e një mekanizmi të ri ditor të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet e naftës.
Ky vendim vjen si rezultat i analizës së vazhdueshme të tregut të derivateve.
Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor.
