Christina Applegate ka rrëfyer një nga kapitujt më tronditës të jetës së saj, duke treguar se kishte kryer një abort si adoleshente, ndërsa ishte e lidhur me një djalë abuziv.
Në librin e saj të ri “You With the Sad Eyes: A Memoir”, aktorja 54-vjeçare kujton momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë në moshën 19-vjeçare. “Në fund të prillit 1991, mbeta shtatzënë.
Dua të largoj mendjen nga ajo që ndodhi, por gjithçka është e shkruar në ditarin tim”, shkruan ajo për People, duke pranuar se kujtimet mbeten pothuajse të pamundura për t’u përballuar.
Aktorja e njohur nga seriali Dead to Me shpjegon se, në vend që të ri-interpretonte traumën, zgjodhi të përfshijë fragmente të papërpunuara nga ditarët e adoleshencës së saj.
Në një shënim të vitit 1991, ajo pranon se “shumë emocione i mbushën shpirtin” teksa përballej me tronditjen e shtatzënisë. “Gjithmonë kam ndjerë se nëse ndonjëherë do të mbetesha shtatzënë në kohën e gabuar, nuk do të kisha problem të bëja abort”, shton ajo, duke pranuar gjithashtu për marrëdhënien e saj të asaj kohe: “Nuk e kuptoj më marrëdhënien time.
Nuk është e mirë”.
Ajo gjithashtu shkruan: “Ndonjëherë nuk mendoj se ia vlen”.
Në librin e saj, Applegate përshkruan një marrëdhënie të gjatë me një burrë të paidentifikuar, për të cilin pretendon se kishte abuzuar me të për vite, fizikisht dhe emocionalisht dhe kontrollonte çfarë vishte dhe çfarë hante.
Aktorja kujton se nëna e saj i lutej të “ikë sa më larg prej tij.” Ajo zbulon se brenda 24 orëve pas zbulimit të shtatzënisë, marrëdhënia e saj tashmë e brishtë u përkeqësua më tej, duke përshkruar në ditar se gjithçka mori një “kthesë brutale”.
Në pasojat e kësaj situate, Applegate vendosi të përfundonte shtatzëninë. “Jam shtatzënë dhe të enjten do t’i marr jetën fëmijës sime.
Po mendoj se ku mund të shkoj për t’u rikuperuar nga vrasja…”, shkruante ajo atëherë. “Familja e tij do të më urrejë kur të mësojnë se i vrava një anëtar të familjes së tyre, sepse nuk besojnë në abort.
Por unë nuk mund ta mbaj këtë fëmijë, sepse kam punë për të bërë për të argëtuar këtë botë.
Për më tepër, nuk mundem… tani”.
Aktorja – tani nënë e vajzës Sadie, 15 vjeçe – më vonë dokumentoi pasojat fizike dhe emocionale në një shënim tjetër të sinqertë pas procedurës.
