Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim të ri në InstaStory që ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime.
Në foto, ai shfaqet përpara hyrjes së një restoranti luksoz me mbishkrimin “The River Café”, i veshur me elegancë në të zeza. Pranë tij shihet një vajzë po ashtu e veshur me të zeza, portreti i së cilës është mbuluar me një zemër të kuqe ku shkruhet “Date night”.
Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet për jetën e tij private. Prej kohësh është përfolur se Capital T mund të jetë në një lidhje me modelen shqiptare Adrola Dushi, dhe shumë fansa mendojnë se kjo foto është një tjetër sinjal i kësaj romance të dyshuar.
As reperi dhe as Adrola nuk kanë konfirmuar apo mohuar zyrtarisht lajmet për një lidhje mes tyre, megjithatë daljet e përbashkëta dhe postimet e ngjashme kanë mbajtur publikun në pritje.
A është ky postim një mënyrë për ta bërë lidhjen publike apo thjesht një provokim për fansat? Ende nuk dihet, por një gjë është e qartë – Capital T di shumë mirë si ta mbajë vëmendjen e publikut të përqendruar tek ai.

